Kelmendi: Deputetët e verbëruar nga dëshira për pushtet

Kosova

Kelmendi: Deputetët e verbëruar nga dëshira për pushtet

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 18:37

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ramiz Kelmendi, duke shprehur habinë se si deputetët që kanë marrë pjesë në krijimin e ligjeve gjatë mandatit të kaluar këmbëngulin se Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente për t’u marrë me çështjen e Rregullores se Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Ramiz Kelmendi, ka replikuar, siç thotë ai “me deputetët të cilët i ka verbëruar dëshira për pushtet”.

“Është për t’u çuditur se si deputetë, që kanë marrë pjesë në krijimin e ligjeve gjatë mandatit të kaluar nuk e kanë te qartë ose këmbëngulin për idenë që Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente për t’u marrë me çështjen e Rregullores se Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Kelmendi.

“Këtyre kolegëve po ua rikujtoj se Rregullorja e Kuvendit vlen atëherë kur Kuvendi është konstituuar, jo vetëm me deputet, por edhe me Kryesinë e Kuvendit nga njëra anë dhe Qeveria Thaçi 3 nga ana tjetër.

Edhe njëherë po ua rikujtoj deputeteve se ligjet dhe Kushtetua e Republikës së Kosovës e rregullojnë këtë çështje me 21 gusht para Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar deputeti Kelmendi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat