Shumica e kosovarëve në Siri e Irak janë gjysmanalfabet, pëllumbaxhinj, hamall...

Kosova

Shumica e kosovarëve në Siri e Irak janë gjysmanalfabet, pëllumbaxhinj, hamall...

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 17:42

Autoritetet e Kosovës publikuan biografitë dhe aktivitetet e qytetarëve që janë në Siri e Irak.

“Emiri” (komandanti) i shqiptarëve nga Kosova i muhaxhidave, i cili ditë më parë brutalisht me thikë e preu kokën e një irakiani duke se u bë shkak që pas këtij rasti erdhi momenti kur autoritetet e Kosovës filluan të arrestojnë, demaskojnë dhe publikojnë botërisht emrat e qytetarëve tanë që janë pjesëmarrës në luftëra në Irak dhe Siri, ose të atyre që janë ekstremistë me rrezik brenda Kosovës. Qytetarët u njoftuan nga mediet dhe tashmë dihet se kush janë ata “trima” me mjekra e terleme në kokë që luftojnë atje në “tokën e Shamit”. Janë publikuar të dhëna rreth biografisë së tyre, shkollimin, aktivitetet, etj. Sikurse është ngritur çështja se përse disa imamët (hoxhët) e shkolluar të Kosovës nuk kanë shkuar të bëhen luftëtarë të grupimeve në Siri dhe Irak (pavarësisht se disa nga ta janë nxitës në ligjëratat e tyre), dhe përse vet shtetet arabo-islame e dijetarët botëror islam nuk e kanë pranuar shtetin e vetëshpallur të Kalifatit dhe Kalifin e vetëshpallur “El Bagdadi”. Autoritetet përkatëse të Kosovës publikuan biografitë dhe aktivitetet e qytetarëve që janë në Siri e Irak dhe u konfirmua niveli i ulët i tyre shkollor e edukativ. Vlerësimet janë se shumica e tyre (99%) nuk dinë shkrimin akademik, drejtshkrimin shqip, janë gjysmanalfabet, e analfabet në paraqitjet e tyre në facebook dhe mediet sociale, janë tru-shpërlarë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat