Myftiu Tënava mbështet aksionin kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Kosova

Myftiu Tënava mbështet aksionin kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 08:20

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava i tha Zërit të Amerikës se e mbështet çdo veprim kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

Myftiu Tërnava tha se ekstremizmi dhe terrorizmi nuk kanë asgjë të përbashkët as me islamin e as me kombin shqiptar.

Ai tha se e mbështet operacionin e policisë për arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në luftërat në Siri e Irak.

Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës do të bëjë gjithë çfarë është e mundur edhe në bashkëpunim me bashkësitë tjera fetare që të ruhet toleranca ndërmjet besimeve të ndryshme.

“BIK është përgjegjëse direkte për nëpunësit e saj të cilët janë të shpërndarë në të gjitha pjesët e Kosovës dhe janë imam aktiv nëpër xhamitë e Kosovës. Rasti që ka ndodhur mbrëmë dhe ku është arrestuar një imam i vetëquajtur, në një xhami në Gjilan, e them kështu ngase ai nuk është imam i cili ka vendim nga BIK-u, absolutisht. Por, megjithatë, ne jemi përgjegjës për aktivitetet që i bëjnë imamët brenda xhamisë. Derisa për aktivitetet e mundshme bëjnë jashtë xhamisë, çfarë ata punojnë pas orarit të punës dhe ku ata gjenden e çfarë veprojnë, ajo është punë të cilën duhet ta kryejnë institucionet e vendit, që sigurisht ata e dinë më mirë se ne se sa janë apo sa mund të jenë ata individë, qofshin imamë, qofshin qytetarë të rëndomtë, kushdo qoftë ai”, tha pos tjerash Tërnava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat