Kadaj-Bujupi: LDK-AAK-NISMA i ka numrat dhe do të formojë qeverinë

Kosova

Kadaj-Bujupi: LDK-AAK-NISMA i ka numrat dhe do të formojë qeverinë

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 00:09

Donika Kadaj-Bujupi thotë se disa herë janë përmendur argumentet të cilat do t'i prezantoj blloku LDK-AAK-NISMA, në seancën e thirrur nga Gjykata Kushtetuese.
Ajo u shpreh e bindur se ky bllok është në anën e drejtë.

Kadaj-Bujupi tha se pas seancës presin që t'u hapet rruga për formimin e institucioneve. Sipas saj, nuk ka asnjë argument për të kundërtën.

"Konsiderojmë se argumentet janë shumë të fuqishme, dhe konsiderojmë që menjëherë pas seancës bazu në faktet të cilat i kemi dorëzu edhe me shkrim do të merret një vendim institucional i cili do të na mundësoj që të vazhdojmë tutje", tha Kadaj -Bujupi në "Interaktiv" të KTV'së.

Ajo thotë se kthim prapa nuk ka dhe se do të respektohet marrëveshja e arritur mes LAN. Tha se presin që në fillim të muajit të ardhshëm të fillojnë me punën e institucioneve.

"Ne konsiderojmë se ata që kanë numrat bëjnë qeverinë e në këtë rast koalicioni LDK-AAK-NISMA ka numrat dhe do të jemi ne ata që do e formojmë qeverinë", tha Kadaj-Bujupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat