Lladrovci takohet me Hoffman

Kosova

Lladrovci takohet me Hoffman

Më: 18 gusht 2014 Në ora: 22:29

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Kosovës në Tiranë, zoti Ramiz Lladrovci është pritur sot në një takim njohës nga Ambasadori gjerman ne Tiranë, shkelqësia e tij Hoffman.
Në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit, Lladrovci dhe Hoffman kanë biseduar për raportet bilaterale midis Kosovës dhe Gjermanisë, për zhvillimet aktuale politike në Kosovë si dhe për rolin dhe angazhimin e shtetit gjerman në procesin shtetndërtimit dhe integrimit të shtetit të Kosobës në institucionet ndërkombëtare.
Me këtë rast, i Ngarkuari me Punë Lladrovci, u ndal rreth zhvillimeve politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, dhe për raportet e Kosovës me vendet e rajonit, veçanërisht ato me Serbinë dhe për nevojën e implementimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe për procesin e liberalizimit të vizave, duke nënvizuar nevojën e domosdoshme të mbështetjes së mëtejshme të shtetit gjerman në këtë drejtim.
Po ashtu në takim u bisedua edhe për vizitat e liderëve institucional të Kosovë në Berlin, dhe vaçanërisht për ftesën dhe pjesëmarrjen e kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, në konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, dedikuar intergrimit të rajonit të Bashkimit Evropian, e cila do të organizohet me 28 gusht nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Duke u nisur nga motoja e këtij samiti “të mbështesim njëri-tjetrin drejt të ardhmes së përbashkët”, Lladrovci theksoi se pala kosovare pos pjesëmarrjes në një samit të këtij profili të lart, do të ketë një katalog të sakt të kërkesave dhe të projekteve për vendin dhe për rajonin, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me instrastrukturën dhe lehtësimin e komunikimin mes vendeve të rajonit, duke shtuar se një ngjarje e tillë paraqet një angazhim të fuqishëm të shtetit gjerman për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Nga ana e tij, ambasadadori Hoffman ka theksuar se Gjermania ka luajtur një rol të vecantë për clirimin dhe ndërtimin e shtetësisë së Kosovës që nga fillimi i viteve 90-ta të shekullit të kaluar si dhe në procesin e definimit të statusit të politik në harkun kohor 2005-2007, në procesin e njohjeve ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e shtetit të Kosovës në institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtar.
Më tej, diplomati gjerman ka vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës dhe nevojën e metejme të krijimit të qendrueshmerisë dhe efikasitetit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat