Blloku i gatshëm për ballafaqim me PDK-në

Kosova

Blloku i gatshëm për ballafaqim me PDK-në

Më: 18 gusht 2014 Në ora: 19:27

Koalicioni LDK-AAK-NISMA është bërë gati për përballjen me PDK-në, që do të ndodhë të enjten në Gjykatën Kushtetuese, raporton KTV.
Koalicioni ka caktuar Vjosa Osmanin që t’i përfaqësojë ata, ndërkohë është bërë e ditur se Lista Serbe nuk ka vënë asnjë kusht për votimin e qeverisë Haradinaj.
Për herë të parë pas seancës konstituive të kuvendit, të enjten në Gjykatën Kushtetuese, në një sallë të vetme, do të përballen përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-NISMA.
Për të qenë të gatshëm për këtë ditë, në kuvend janë takuar liderët e bllokut. Duke folur për formimin e qeverisë, Haradinaj ka thënë se së shpejti mund të rinisin bisedat me Vetëvendosjen. Ai ka pranuar se ka pasur ngecje në komunikim me këtë subjekt.
Formimi i qeverisë pa Vetëvendosjen, vetëm më Listën Serbe, sipas Haradinajt, nuk do të thotë se qeveria do të jetë e varur nga disponimi i Beogradit. Kryetari i “Nismës”, Fatmir Limaj, ka thënë se do të mund të ketë qeveri gjithëpërfshirëse, por pa Partinë Demokratike.
Ditët e fundit, zyrtarë të ndryshëm të PDK-së kanë deklaruar se do të arrijnë t’i kenë numrat e evojshëm për formimin e qeverisë. Më i zëshmi ka qenë Rrustem Mustafa, i cili ka thënë se do të arrihet koalicion me LDK-në, gjë e cila është mohuar kategorikisht nga zyrtarë të kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat