Haxhiu: Gjykata Kushtetuese nuk duhej të pranonte kërkesën e PDK'së, VV nuk hyn në qeveri gjithëpërfshirëse me PDK'në

Kosova

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese nuk duhej të pranonte kërkesën e PDK'së, VV nuk hyn në qeveri gjithëpërfshirëse me PDK'në

Më: 18 gusht 2014 Në ora: 19:21

Në seancën dëgjimore të 21 gushtit në Gjykatën Kushtetuese Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet nga deputetja Albulena Haxhiu dhe këshilltari ligjor Armend Shkoza. Lajmin e konfirmoi Albulena Haxhiu.
"Ne dy do të marrim pjesë në seancën dëgjimore, aty do të kemi kohë 10 minuta për t'i paraqitur qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje", tha Haxhiu për RTV21.

Ajo tha se argumentet e VV'së në këtë seancë janë publike, dhe janë deklauar nga anëtarë të saj.

"E para, Gjykata Kushtetuese është dashur që të shpallë të papranueshme kërkesën e PDK'së, për shkak se Gjykata Kushtetuese nuk mirret me interpretimin e rregullores së punës së Kuvendit mirëpo me çështjet kushtetuese. Dhe së dyti, Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë që të interpretoj kush është grupi më i madh parlamentar, kjo është mjaft e qartë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pra ku thuhet se grupi më i madh parlamentar është ai që e ka shumicën në Kuvend", tha Haxhiu.

Ajo tha se PDK duhet të dënohet për dëmet, të cilat sipas saj kjo parti ia ka bërë Kosovës. Haxhiu tha se VV, nuk bëhet pjesë e një qeverie gjithpërfshirëse me PDK'në.

Ndërkohë tha se lidhur me qeverinë gjithpërfshirëse nuk kanë diskutuar me LDK-AAK-NISMA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat