Filloi trajnimi “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”

Kosova

Filloi trajnimi “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”

Më: 18 gusht 2014 Në ora: 18:31

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ka filluar trajnimi dhjetë javor “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”, ku do të marrin pjesë 42 udhëheqës të lartë të policisë.

Këtë trajnim përveç përfaqësuesve të lartë të Policisë së Kosovës, do ta ndjekin edhe përfaqësues të lartë nga policia e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se trajnimi i përbashkët i oficerëve policorë nga vendet e rajonit do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit me qëllim të sigurimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt.

“Ky model i trajnimeve duhet të jetë edhe model i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit”, tha Rexhepi.

Ai falënderoi ICITAP-in dhe qeverinë amerikane për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës në gjitha fushat.

Organizimin e këtij trajnimi e vlerësoi lartë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Ai tha se ndjekja e këtij kursi, do t’u ndihmojë pjesëtarëve të sigurisë publike që të fitojnë njohuri edhe më shumë në fushën e tyre.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, tha se mbajtja e këtij trajnimi e bënë Akademinë edhe më të besueshme për vendet e regjionit dhe partnerët e saj, hap perspektivw të partneritetit me të gjitha institucionet akademike të ngjashme në regjion dhe më gjerë.

“Dimensioni regjional i Shkollës Ndërkombëtare e bën të pakrahasueshëm këtë kurs dhjetë javor, aq më parë kur mbahet nga Universiteti Northwestern, lider i Universiteteve të Sigurisë Publike në botë”, u shpreh Smakiqi.

Ky trajnim është organizuar nga ICITAP-i, ndërsa ligjërues do të jenë nga Universiteti Northwestern.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat