Adem Jashari: “Po të kishte Kosova shumë djem si komandanti Sali Çekaj punët do të na shkonin më mirë”

Kosova

Adem Jashari: “Po të kishte Kosova shumë djem si komandanti Sali Çekaj punët do të na shkonin më mirë”

Më: 18 gusht 2014 Në ora: 18:25

Për t’i shpëtuar më të keqes në lagjen e Panxhajve në fshatin Voksh vëllezërit Panxhaj e hapen parullën kinse patëm zijafet dhe i shpërndajnë mysafirët vetëm për të mos u rënë në gjurmë policia serbe. Në shtëpi për t’i ruajtur armët mbetën tërë ditën vetëm Salih Panxha me Sali Çekajn dhe Ramë Panxhajn, çka më pastaj në orët e vona të mbrëmjes armatimin e ardhur nga Shqipëria, duke filluar nga mesnata u transferua me qerre të kuajve në fshatin fqinj-Pobergjë te familja Tolaj. Bile një pjesë e tyre u bart me krahë, trup maleve të Bjeshkëve të Nemuna, prej Vokshit deri në Pobergjë. Pastaj ky municion u shpërnda me marrëveshje me Sali Çekajn e Adem Jasharin. Sali Çekaj dhe Adem Jasharaj – na tha në vazhdim të bisedës Sali Panxhaj, -bisedova rreth përgatitjes së ushtarëve në Burrel dhe në Dajt të Shqipërisë, planifikimin dhe aksionet që do të pasojnë më vonë kundër kazermave ushtarake dhe stacioneve policore të Serbisë si dhe ndihmesën që ne si familje duhej t’ua jepnim njësive të rezistencës të Sali Çekajt, Adem Jasharit dhe të tjerëve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat