E mërkura dita më e nxehtë e javës

Kosova

E mërkura dita më e nxehtë e javës

Më: 18 gusht 2014 Në ora: 17:19

Sot mbi vendin tonë temperatura maksimale e ditës ka arritur në 26 gradë celsius.

Sot mbi vendin tonë temperatura maksimale e ditës ka arritur në 26 gradë celsius, ndërsa sa i përket presionit atmosferik ajo gjatë gjithë javës do të ketë ngritje dhe zbritje, por gjithnjë duke i ruajtur vlerat e normales.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, që nga dita e nesërme pritet që të kemi ngritje të temperaturës për 3-4 gradë celsius.

Dita e mërkurë pritet të jetë dita më e nxehtë e javës ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri 31C.

Por, sipas tyre, nuk do të kemi temperatura të larta si në ditët e javës së kaluar, ku maksimalet e ditës u regjistruan në 34C.

Kjo gjendje e motit me temperatura rreth 30-31C do të mbajë deri ditën e enjte ku pritet të kemi shtim të vranësirave, reshje të dobëta dhe të izoluara shiu dhe zbritje të temperaturave për 2-3C.

Edhe ditën e diele pritet vende-vende të kemi reshje të dobëta shiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat