Hungaria shton numrin e ushtarëve në Kosovë

Kosova

Hungaria shton numrin e ushtarëve në Kosovë

Më: 18 gusht 2014 Në ora: 15:49

Gjatë 6 muajve të fundit KFOR-i u përball me një fazë riformimi në mënyrë që të zbatojë një plan për t'i dhënë njësive të saj manovruese një qëndrim më dinamik dhe reaktiv.

Në këtë kontekst është futur zgjerimi i kontigjentit hungarez. Sipas një njoftimi të dërguar nga KFOR-i, ky projekt ka filluar vitin e kaluar kur, pas një kërkese të bërë nga Komandanti i KFOR it Major-General Salvatore Farina, Sekretari Hungarez i Mbrojtjes njoftoi edhe zyrtarisht qëllimin për të rritur praninë e trupave hungareze në Kosovë. Hungaria ishte e pranishme në KFOR që nga fillimi i misionit në vitin 1999, si një nga vendet e para kontribuuese.

Elementi i parë i manovrimit hungarez ishte vendosur në Prishtinë, në vitin 2010 kontigjenti hungarez u zhvendos në kampin Villaggio Italia në Pejë, dhe në vitin 2011 ata u zhvendosën edhe një herë, në Kampin Slim Lines në Prishtinë, si pjesë e Batalionit të Rezervave Manovruese Taktike (KTM) e KFOR-it.

Në fillim të gusht 2014 një njësi shtesë e manovrimit është vendosur në Kosovë: Kompania "DELTA", e vendosur në Kampin Marechal de Lattre de TASSIGNY (në Novo Sellë) për të qenë nën komandën e Forëard Command Post (FCP) të MNBG-E.

Ardhja e kompanisë hungareze kompenson reduktimin e pjesshëm të kontigjentit të Ukrainës, i cili do të vihet në akt në fund të gushtit të këtij viti.

Reduktimi i kontigjentit ukrainas, sipas njoftimit, nuk do të ndikojë në misionin e KFOR-it.

Ukraina do të mbajë praninë dhe kontributin e saj në KFOR me personel dhe mjete të specializuara, si Liria e Lëvizjes se Detashmentit (FOMD).

Ushtarët ukrainas thuhet se janë pjesë e suksesit të KFOR-it, duke ruajtur praninë e tyre për të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur dhe promovuar dialogun mes komuniteteve dhe duke punuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit në Kosovë.

KFOR-i mirëpret trupat shtesë hungareze dhe shpreh mirënjohjen e saj për ushtarët e Kompanisë Manovruese të Ukrainës që veproi në Kosovë për të përmbushur misionin e NATO-së; ata kanë qenë një shembull i angazhimit të shquar dhe profesionalizmit ushtarak..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat