Rasti në “Shpellën e Gadimes”, Gashi: Presim reagimin e duhur të Gjyqësorit!

Kosova

Rasti në “Shpellën e Gadimes”, Gashi: Presim reagimin e duhur të Gjyqësorit!

Më: 18 gusht 2014 Në ora: 15:39

​Ministria e Mjedisit e ndjekë me shqetësim reagimin e institucioneve të drejtësisë në rastin me te ri te dhunës kundër institucioneve te shtetit ne Gadime!.

Rasti i fundit kriminal në monumentin natyror “Shpella e Gadimes” e shpallur si objekt i mbrojtur nga shteti me vendim nga zyra e Kryeministrit është një tregues shqetësues se si organet e drejtesise heshtin para akteve të këtilla ku një individ sulmon me zjarr e naftë zyrën e drejtorit të Shpellës dhe lirohet pas 3 orësh nga Prokurori i rastit në Prishtinë.

"Ne nuk mund të heshtim para një agresioni të këtillë. Kërkoj nga Prokuroria të rivlerësojë raportin e Policisë së Kosovës, dëshmitë dhe filmimet e sulmit qyqar ndaj këtij institucioni dhe njerëzve që punojnë në të. Sulmet e këtilla nuk guxojnë të ndodhin ndaj dhe presim reagimin e duhur, nga sistemi i Drejtësisë, ashtu qysh ligjet dhe Kushtetuta e Republikës thotë” – ka thënë ministri në largim Dardan Gashi.

Ministria e Mjedisit, vitin e kaluar kishte liruar shpellen nga uzurpatoret e ketij munumenti. Edhe perkunder tre padive penale nga ana e ministrise uzurpatoret e shtetit vazhdojne te mos trazohen nga organet e drejtesise!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat