Masat shtesë të policisë, rrisin sigurinë në trafik

Kosova

Masat shtesë të policisë, rrisin sigurinë në trafik

Më: 18 gusht 2014 Në ora: 10:30

Me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik Policia e Kosovës (PK) ka ndërmarrë masa shtesë për përforcimin e shërbimeve në komunikacion në të gjitha akset rrugore.

Sipas të dhënave të policisë nga janari dhe në mars të këtij viti ka pasur rritje të numrit të aksidenteve me fatalitet për 66.67 për qind. Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për transmetuesin publik se ndërmarrja e masave shtesë si dhe toleranca zero në trafik, ka bërë që në muajin korrik numri i aksidenteve me fatalitet të shënojë rënie, me minus 1.67 për qind.

Njësitet policore të komunikacionit rrugor po ushtrojnë kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, si në ato urbane e po ashtu edhe në ato rajonale.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, thotë se angazhim i pandërprerë i Policisë së Kosovës në të gjithë territorin e vendit, ka të vetmin qëllim - ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, ruajtjen e jetës së qytetarëve si pjesëmarrësve në trafik, parandalimin e të gjitha llojeve të aksidenteve, e në veçanti të atyre me fatalitet.

“Kemi filluar me implementimin e planit e quajtur Java e Sigurisë me zero tolerancë ndaj të gjithë shkelësve në trafik. Ky plan ka treguar rezultate pozitive”,thotë Kelani.

Duke marrë parasysh periudhën janar-korrik 2013 dhe të njëjtën periudhë të këtij viti, në total është bërë një ulje e aksidenteve, diku me 16.99 për qind, falë angazhimit të planeve shtesë të policisë, shprehet Kelani.

“Edhe pse kemi shtuar masat, ne nuk jemi të kënaqur me statistikat e prezantuara, për shkak se edhe vetëm humbja e një jete në trafik për policinë, është shqetësuese dhe brengosës në trafik”, shton Kleani.

Në autostradën e kombit “Ibrahim Rugova”, respektivisht ne pjesën kosovare nuk ka pasur shtim të rasteve me fatalitet, kurse nga pjesa e Shqipërisë, gjatë javëve të fundit, ka pasur qytetarë kosovarë që kanë humbur jetën në aksidente fatale, shprehet Kelani. Ndryshe, Policia e Kosovës, përveç angazhimeve dhe planeve të pandërprera, vazhdon me realizimin dhe publikimin e broshurave të shumta dhe video-spoteve që kanë për qëllim vetëdijesimin e opinionit të gjerë për sigurinë në trafik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat