Kursani: Ndërkombëtarët parapëlqejnë një qeveri gjithëpërfshirëse

Kosova

Kursani: Ndërkombëtarët parapëlqejnë një qeveri gjithëpërfshirëse

Më: 17 gusht 2014 Në ora: 20:31

Njohësi i zhvillimeve politike Shpend Kursani thotë se ka gjasa që ndërkombëtarët të parapëlqejnë një qeveri gjithë-përfshirëse. Por sipas tij qeveria gjithëpërfshirëse do të ishte e keqe për zhvillimin e Kosovës.
"Kjo komunitetit ndërkombëtar i konvenon shumë prandaj PDK'ja po do me e shfrytëzu këtë rast sepse me një qeveri gjithë-përfshirëse do ta mbajë kështu stabilitetin qeverisës më gjatë dhe sfidat që e presin Kosovën sepse çështja e Gjykatës Speciale dhe dialogu me Serbinë një qeveri gjithë-përfshirëse shumë më lehtë do të mundte me i mbajtë këto", tha Kursani për RTV21.
Ai thotë se opsioni i zgjedhjeve të reja është ende i diskutueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat