Haliti: Koalicioni me LDK-në, ideal

Kosova

Haliti: Koalicioni me LDK-në, ideal

Më: 17 gusht 2014 Në ora: 20:29

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka shpreh dëshirën e tij për të lidhur koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Duke pas parsyshë që edhe në program jemi të përafërt, edhe me deputet. Për ne do të ishte më mirë që të jemi me LDK-në, sepse do ta krijonim një koalicion të fuqishëm dhe do të qeverisnim. Do të merrnim vendime që duhet t’i marrim në paralamentin e Kosovës, pa pas mundësi që dikush t’i bllokoj ato vendime”, ka thënë Haliti për Klan Kosovën.
“Pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të ketë një rol edhe Presidentja e vendit, dhe po besoj që mund të ketë edhe ndërhyrje shtesë nga miqtë tanë perëndimore që ta ndihmojnë të krijojmë qeverinë”, tha ai.
Ndërsa, lidhur me bisedimet e pa ndërmjetësuara nga BE, mes Kosovës dhe Serbisë, Haliti ka thënë se këto mund të ndodhin vetëm kur ky shtet ta njoh pavarësinë e Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat