Kajtazi: Minuset e LDK nga paralufta janë pjesë e hileve të tij Bukoshit

Kosova

Kajtazi: Minuset e LDK nga paralufta janë pjesë e hileve të tij Bukoshit

Më: 17 gusht 2014 Në ora: 18:08

Vetëvendosje e ka rastin të bëhet pjesë e Qeverisë dhe ta shohë fuqinë e vet përballë qytetarëve të Kosovës. Nëse s’hyn në Ekzekutiv, VV pashmangshëm do t’iu kontribuojë kushtëzimeve të partive tjera.
Lirije Kajrazi, kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së, thotë LDK-ja është e gatshme për zgjedhje të brendshme partiake.
Por, këtë parti, sipas Kajtazit, s’mund ta udhëheqë Bujar Bukoshi, i cili s’është anëtar i LDK’së dhe e ka sabotuar këtë parti.
“Mendoj që LDK ka dhënë provimin në zhvillimin e demokracisë së brendshme. Vetëm ne si parti organizojmë zgjedhje në nivel të nëndegës, degës dhe në qendër ku zgjedhim përfaqësues dhe drejtues. Edhe në këtë rast mendoj që nuk do të dështojmë. Çka nuk do të dëshironte anëtarësia e gjerë e partisë, edhe unë aty, është që në kreun e partisë të mos vijnë njerëz të rritur politikisht në hijen e kopshteve të ambasadave ndërkombëtare, por njerëz të pjekur në diellin kosovar, të përkushtuar, të cilët krijojnë relacione të shëndosha me miqtë dhe jo afera. LDK e ka një kryetar të mirë, ndërsa, sa u përket emrave që ju përmendët, këta edhe mund të jenë të mundshëm përpos Bujar Bukoshit që nuk është anëtar i LDK dhe i cili në vazhdimësi e ka sabotuar dhe i ka shkaktuar probleme kësaj partie. Disa nga minuset e LDK-së që nga paralufta janë pjesë e hileve të tij”, thotë ajo.
E pyetur se si e sheh mundësinë që përsëri në krye të LDK-së të jetë Fatmir Sejdiu, ajo thotë se ish presidenti Sejdiu është kryetar nderi i LDK dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.
“Deri më sot nuk kam parë ndonjë njoftim të tij se ka dalë nga partia. Në LDK vendos vota, të gjithë anëtarët e LDK të devotshëm dhe me kapacitete për t’i ofruar partisë dhe vendit kanë shanse të barabarta dhe janë të nevojshëm për Kosovën”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat