Para hundëve të SHIK-ut janë konsoliduar ekstremistët fetar

Kosova

Para hundëve të SHIK-ut janë konsoliduar ekstremistët fetar

Nga: Mimozë Lakna Më: 17 gusht 2014 Në ora: 17:06

“Pikërisht në kohën e SHIK-ut dhe para hundëve të tij janë konsoliduar dhe kanë lëshuar rrënjë grupet apo sektet fetare që janë krah politike i grupeve terroriste”, thotë Islami.

Të hënën bëhen një javë prej ditës kur organet e sigurisë së shtetit të Kosovës, iu vunë pas personave të dyshuar për ekstremizëm dhe radikalizëm fetar. Ky ishte aksioni më i madh i Policisë së Kosovës në luftën kundër kësaj dukurie, e cila ka nisur t`i shtrij rrënjët edhe në vendin tonë.

Gjatë javës së kaluar u arrestuan e më pas u paraburgosën 42 persona (dy nga ta në arrest shtëpiak), që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrah organizatave të shpallura terroriste si ISIS dhe Al-Nusra, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale nga kapitulli “Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues Dhe Sigurisë Së Republikës Së Kosovës.

Arrestimet, të nevojshme dhe shqetësuese

Avni Islam ekspert i çështjeve të sigurisë dhe luftës ndaj ekstremizmit, thotë për “Bota sot”, arrestimet e fundit sa kanë qenë të nevojshme po aq janë shqetësuese, pasi këto i kanë dy anë të medaljes, e para se është një sinjal për të gjithë ata që kanë shkuar në luftimet në Siri janë të inkriminuar në terrorizëm dhe se lufta e tyre në emër të "xhihadit" ngërthen në vete rreziqet të shumta për të gjithë pjesëmarrësit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat