Imam Qazimi e Kabashi 30 ditë në arrest shtëpiak

Kosova

Imam Qazimi e Kabashi 30 ditë në arrest shtëpiak

Më: 17 gusht 2014 Në ora: 14:49

Imami gjilanas Zekirja Qazimi dhe Lirididon Kabashi nga Polaci i Skenderajt, të arrestuar të enjten, me dyshimin për tri vepra penale që lidhen me terrorizëm u është caktuar masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë.
Ata dyshohen për veprën rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Murat Demolli, avokat i imamit Qazimi, e ka konfirmuar këtë për Kohën Ditore, duke thënë se nuk është dashur fare të caktohet kjo masë, prapë se prapë është më e butë se paraburgimi.
Prokurori i rastit kishte bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, përcjell koha.net. Raportohet se me rastin po merret një gjyqtar i procedurës paraprake nga EULEX-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat