Abazi: Imazhi i Kosovës rikthehet, kur vepron ligji kundër atyre që janë të lidhur me shtetin, si rasti i Xhabir Zharkut dhe Ramadan Mujës

Kosova

Abazi: Imazhi i Kosovës rikthehet, kur vepron ligji kundër atyre që janë të lidhur me shtetin, si rasti i Xhabir Zharkut dhe Ramadan Mujës

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 17 gusht 2014 Në ora: 10:56

Por, çfarë duhet të bëjë Kosova për ta rikthyer imazhin e saj, që këto ditët e fundit i është dëmtuar mjaft shumë?

Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin, Haki Abazi në një bisedë për gazetën “Bota sot” thotë se, për ta rikthyer Kosova imazhin e saj janë tri drejtime. Sipas tij, e para është që udhëheqësit e institucioneve ti ndërpresin deklaratat bombastike. E dyta sipas Abazit, është se, ligji duhet të lejohet të veproj kundrejt atyre që janë të lidhur me shtetin, si rasti i Ramadan Mujës, Xhabir Zharkut... Dhe e treta, shteti duhet ta promovoj sportin, artin, kulturën...

“Janë tre drejtime për të kthyer imazhin: e para në mënyrë urgjente udhëheqësit e institucioneve duhet te ndërprejnë deklaratat bombastike dhe pa nevojë dhe të mos përfitojnë nga situatat kur vendi duket keq e ata duken mirë. E dyta duhet të lejohet ligji të veprojë kundrejt atyre që janë të lidhur me shtetin dhe janë fuqi politike sikur është rasti i Ramadan Mujës apo Xhabir Zharkut, skandali i pasaportave apo shitja e paligjshme e aseteve publike. E treta më afatgjate duhet promovuar sportin, kulturën dhe artin e Kosovës që të njihet ana tjetër krijuese dhe që diplomacia kulturore të zëvendësoje diplomacinë nepotike dhe shterpe që lejon që imazhi i Kosovës të projektohet nga individ të papërgjegjshëm”, thotë Haki Abazi.

Ndërsa, publicisti dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu, thotë për gazetën “Bota sot” se, imazhi i Kosovës rikthehet merikthimin e besimit të institucioneve tona, pasi që, të huajt u besojnë institucioneve vetëm atëherë kur ne u besojmë atyre.

“Duhet rikthyer besimin në institucione. Të huajt u besojnë institucioneve tona vetëm atëherë kur ne u besojmë atyre. E ne mund t'ju besojmë institucioneve tona vetëm nëse ato janë serioze e nuk e shpërfillin e shpërdorojnë besimin tonë”, thekson Spahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat