Barnatoret pa farmacistë, rrezik për qytetarët

Kosova

Barnatoret pa farmacistë, rrezik për qytetarët

Më: 17 gusht 2014 Në ora: 09:22

Në barnatoret e Kosovës, ka raste kur shërbimet për pacientë i bëjnë punëtorë me profesione të ndryshme, e jo farmacistë. Këtë e pohojnë edhe vetë zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, të cilët thanë se gjatë inspektimit ata edhe kanë qenë të detyruar t’i mbyllin shumë barnatore.
Agim Çaka, kryetar i Shoqatës së Farmacistëve të Kosovës, thotë se mungesa e farmacistit në barnatore, ka rreziqet e veta. Sipas tij, njëri ndër rreziqet është se pacienti mund të shërbehet gabimisht.

“Ekziston mundësia e mospërmirësimit të ndonjë gabimi eventual të mjekut, i cili për shkak të ngarkesave shpeshherë ndodh që edhe të gaboj, qoftë në përshkrimin e barit, qoftë në dhënien e dozave të caktuara të barit të caktuar. Prandaj, farmacisti është kompetent që gabimet eventuale të mjekeve t’i përmirësojë”, thotë Çaka.

Ndërsa, Arianit Jakupi ushtrues detyre i kryeshefit të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, tha se janë të njohur rreth këtij fenomeni, ndërsa, sipas tij, po punohet në këtë drejtim.

“Inspektorati Farmaceutik vazhdimisht bënë inspektimin dhe ka gjetur raste kur nuk ka qenë farmacisti përgjegjës dhe menjëherë barnatorja është mbyllur”, tha Jakupi.

Në tërë territorin ë Kosovë janë gjithsejtë 530 barnatore të regjistruara, ndërsa del se në rreth 3 mijë banorë është një barnatore, e që sipas rregullores, një barnatore duhet të jetë për 6 mijë banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat