Presioni ndërkombëtarë mund ta përçaj bllokun (Video)

Kosova

Presioni ndërkombëtarë mund ta përçaj bllokun (Video)

Më: 16 gusht 2014 Në ora: 22:29

Konsolidimi i institucioneve të Kosovës është ndal që nga ankesa e Partisë Demokratike në Gjykatën Kushtetuese, ku pretendon se partitë politike të koalicionit LDK, AAK, Nisma që u banë bashkë në një grup parlamentar, ditën e konstituimit te kuvendit, me 17 korrik, banën shkelje me rikthimin e tyne në sallë pas ndërprerjes së kryesueses së kuvendit Flora Brovina. Me ç’rast zgjodhen Isa Mustafen kryetar te kuvendit.
Gjithë këtë vakum, analistet e shohin si të qëllimet nga PDK-ja, e cila gjatë gjithë kësaj kohe për tu mudnuar që ta prish Bllokun dhe me lidhë koalicion me ndonjërën nga partitë. Asht siç kishte thane dite ma par për televizioni rrokum edhe anëtari i kryesisë se PDK’se, Zenun Pajaziti.
Analisti, Shpend Kursani, tha se vakumin institucional, i konvenon ma se shumti PDK’se, ai nuk përjashton mundësin qe edhe ndërkombëtaret për të ndërhy për me zgjidh ngërçin politike
Por Artan Muhaxhiri, ngërçin politik e sheh si paaftësi e liderëve të partive politike në veprimet dhe strategjitë e tyne, ku do ta kenë shumë vështirë formimin e qeverisë së re, e sidomos PDK.
Simbas Kursanit, koalicioni fitues i zgjedhjeve ka me tentuar të marr LDK-në, në bashkë qeverisje, por, nuk përjashtohet mundësia se koalicionit ti shtohet edhe Aleanca e Ramushit, pasi kështu kishte për tu siguruar një qeverisje më stabile. Por edhe dëshira e të dyja partive që të jenë në qeveri ka me ba që blloku me u nda.
Por Artan Muhaxhiri nuk pretë që PDK ka me për të kriju përçamje tekë partitë e koalicionit, mirëpo vetëm presioni ndërkombëtar ka mundësi me ra mbi të tre liderëve të partive të bllokut që të ulen në tryezë për bisedime me partinë e Thaçit.
Qeveria ma stabile dhe ma e mirë për proceset në të cilat po kalon vendi asht lidhja e koalicionit ndërmjet PDK e LDK, por edhe Aleancës së Ramush Haradinajt nuk duket si e tepërt në këtë koalicion ka thanë analistët Albinot Maloku dhe Shpend Kursani.
Mirëpo për Muhaxhirin qeveria gjithëpërfshirëse deri në nji afat të caktuam asht zgjedhja ma e mirë për shtetin e Kosovës, për t’ju prirë proceseve nëpër të cilat po kalon vendi./Rrokum/


ANALISTET PRESIONI NDERKOMBETARE MUNDER ME E CA... by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat