Krerët fetarë takohen me Gjeneral Farina

Kosova

Krerët fetarë takohen me Gjeneral Farina

Më: 16 gusht 2014 Në ora: 16:39

Krerët fetarë të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, Peshkopi Teodosje dhe Peshkopi Georgi janë takuar me , komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Farina, në kampin "Film City".
Në një komunikatë për media të lëshuar nga KFOR-i thuhet se krerët fetarë kanë dënuar fuqimisht përdorimin e emrit të Perëndisë për të kryer vepër penale kundër njerëzimit. “Fetë kurrë nuk duhet të justifikojnë urrejtjen dhe dhunën, Perëndia është paqja”, thuhet në komunikatë.

“Pas debatit të ditëve të fundit rreth ekstremizmit dhe radikalizmit fetar, ne duam të theksojmë se prania e shumë komuniteteve fetare në rajon është një burim për shoqërinë tonë. Bashkësitë fetare janë miq të arsimimit shpirtëror që mësojnë të jetohët në paqe dhe në respektimin e dallimeve.

U bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve tanë që të distancohen nga çdo formë e ekstremizmit ose dhunës për të mbështetur paqen për një të ardhme më të mirë për familjet tona dhe fëmijët tanë, thuhet me tej në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat