Serbia i kërkon Veriut të Kosovës draftbuxhetin

Kosova

Serbia i kërkon Veriut të Kosovës draftbuxhetin

Më: 16 gusht 2014 Në ora: 12:51

Ministria e Financave e qeverisë serbe u ka kërkuar komunave paralele në veri të Kosovës të hartojnë draftbuxhetin e tyre për vitin 2015.

Kërkesa është konfirmuar nga Marko Gjuriq, raportojnë mediat në Serbi. Kjo pavarësisht faktit që me marrëveshjen e Brukselit, Serbia është e obliguar të ndërpresë financimin e strukturave ilegale në Kosovë dhe t’i shuajë ato.

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës nuk ka reaguar ende për të sqaruar këtë situatë, qeveria serbe po vazhdon që të ndërhyjë dhe të financoj strukturat e saj në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat