Pjesëtarë të FSK-së në ushtrim fushorë të përbashkët në Slloveni

Kosova

Pjesëtarë të FSK-së në ushtrim fushorë të përbashkët në Slloveni

Më: 15 gusht 2014 Në ora: 18:20

Sot në ambientet e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati i shoqëruar edhe nga komandanti i Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së (KFT) gjeneral major Rrahman Rama, bënë përcjelljen e njësisë së FSK-së, e cila do të merr pjesë në ushtrimin e Përbashkët Fushor në Slloveni “Përgjigjja e menjëhershme 2014” nën moton “Forca përmes partneritetit”. Në këtë ushtrim do të marrin pjesë 24 pjesëtar të FSK-së dhe dy automjete speciale (një autoambulancë dhe një makinë e kërkim - shpëtimit urban).

Me këtë rast komandant Kastrati u tha pjesëtarëve të përgatitur për udhëtim se: kjo është mundësi e mirë për juve personalisht për të përfaqësuar FSK-në denjësisht në mesin e ushtarëve të shumë shteteve mike dhe aleate, duke treguar angazhim maksimal secili nga ju, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e lartë të përgatitjeve dhe kapacitetet trajnuese të FSK-së që janë bërë sipas standardeve të NATO-s. Pres nga ju që të ktheheni me suksese të larta dhe realizim të objektivit të ushtrimit fushor.

Njësi dhe ushtarë pjesëmarrës në këtë ushtrim fushor janë nga këto shtete: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia Danimarka, Hungaria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia dhe SHBA-të. Ushtrimi fushor do të zgjasë prej 17 deri me 30 gusht 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat