Përfundon seanca për Qazimin dhe Kabashin, s’ka vendim për masa

Kosova

Përfundon seanca për Qazimin dhe Kabashin, s’ka vendim për masa

Më: 15 gusht 2014 Në ora: 17:42

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj imamit Zekirja Qazimi nga Gjilani dhe Liridon Kabashit nga Polaci i Skenderajt, të arrestuar dje nga Policia e Kosovës.
Ata dyshohen për veprën rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Prokurori i rastit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, përcjell koha.net. Raportohet se me rastin po merret një gjyqtar i procedurës paraprake nga EULEX-i.
Murat Demolli, avokat sipas detyrës zyrtare i Zekirja Qazimit, ka thënë se ende nuk është marrë vendimi për caktimin ose jo të masës së paraburgimit.
“Vendimi mund të merret brenda 48 orëve”, ka thënë Demolli.
Gjate kësaj periudhe, Zekirja Qazimi dhe L. Kabashi do të vazhdojnë të mbesin në ndalim policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat