Djalli hyn në 200 xhamitë e BIK në Kosovë

Kosova

Djalli hyn në 200 xhamitë e BIK në Kosovë

Më: 15 gusht 2014 Në ora: 17:19

Djalli hyn në 200 xhamitë e BIK në Kosovë. Aty ku 200 të dyshuarit islamik kanë frekuentuar. Xhamitë frekuentoheshin nga të arrestuarit, të dyshuarit dhe të tjerët që janë në arrati. Autoritetet përkatëse të Kosovës kanë përmendur se tashmë janë duke u hetuar afërsisht 200 persona për ekstremizëm ose terrorizëm. Çështja e radhës është nëse imamët e BIK-ut në dyqind xhamitë janë përgjegjës si burim ekstremizmi islamik, e a duhet hetuar edhe këta imamët (hoxhët) e dyqind xhamive anekënd Kosovës ku kanë frekuentuar islamiket e arrestuar dhe të dyshuar. A duhet hulumtuar se çfarë praktikojnë imamët dhe xhematllinjt në këto xhamitë, a ekziston ndasi në mes tyre, përkatësisht në mes dy rrymave islame, 1) asaj tradicionale- xhematllinjve tradicional, dhe 2) rrymës radikale - xhematit të tekfirit (ekstremistëve). Nëse në këto xhamitë duhet vendosur kamera vëzhgimi për të monitoruar situatën online nga policia. Sidoqoftë, arrestimi i këtyre ditëve i disa islamikëve i ka damkosur këta në rrethin e tyre shoqëror, dhe publikimi i emrave të tyre në media pritet të rris presionin psikologjik e shoqëror mbi ta dhe familjet e tyre, duke u vlerësuar si “dele të zeza” të kësaj shoqërie. E cila lëngon nga sistemi i korruptuar mjekësor, sistem jo funksional gjyqësor, shkollimi i dobët, krimi, korrupsioni, e tash edhe nga hoxhë (imam) të korruptuar e të pafytyrë që rrezikojnë të ardhmen e vendit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat