Gorani: Thaçi të ik si kryeministri i Irakut!

Kosova

Gorani: Thaçi të ik si kryeministri i Irakut!

Më: 15 gusht 2014 Në ora: 17:14

“Koalicioni gjithëpërfshirës është në dëm të Kosovës”, thotë analisti Dukagjin Gorani teksa komenton deklaratat e kryeministrit në detyrë dhe kreut të PDK-së Hashim Thaçi.

Ai për mediat në vend tha se situata të tilla mund të prodhojnë qetësi në mes të subjekteve politike, por që pakënaqësitë pastaj do të barteshin në shoqëri e nga shoqëria në rrugë .

“Mendoj që në situatën në të cilën jemi, ndoshta më së miri është me pas fitues edhe humbës. Nuk mendoj që nuk është aq tragjike nëse PDK shkon në opozitë e as nuk është tragjike nëse blloku e krijon qeverinë, kështu që edhe ata të cilët e fitojnë pushtetin nuk do të fitojnë ‘çek bllanko’ për zhvatje dhe shpërdorime, ndërkohë që edhe ata që e humbin pushtetin nuk mendoj që do të fshihen prej faqes së dheut”, ka thënë Gorani.

Ai duke folur për situatën në të cilën ndodhet PDK-ja, kur asnjë subjekt politik shqiptarë nuk dëshiron koalicion me të, thotë se fajtor për këtë është vetë lideri i partisë Hashim Thaçi.

Ish këshilltari Gorani ka këshilluar ish shefin e tij Hashim Thaçi që të ndjek shembullin e kryeministrit të Irakut, Nuri Al Maliki që pavarësisht se i ka fituar zgjedhjet ka hequr dorë nga pozita e kryeministrit.

“Ndoshta më së miri është përmes një reflektimi racional PDK të vie në situatë ashtu sikurse erdh në situatë dje ish kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki, i cili edhe përkundër faktit se i fitoi zgjedhjet, u detyrua ta kuptoi që është momenti historik i cili nuk e do atë si kryeministër dhe nganjëherë fitimi aritmetik, fitimi i votave ose fitimi i shumicës së votave, nuk do të thotë vetvetiu marrje e vendimit për qeverisje, nëse numri i votave nuk e kalon shifrën 51 %”, ka vlerësuar Gorani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat