Borchardt nuk do të largohet nga EULEX

Kosova

Borchardt nuk do të largohet nga EULEX

Më: 2 gusht 2014 Në ora: 09:15

Mediat kanë bërë të ditur sot se Bernd Borchardt shumë shpejtë nuk do udhëheqë me misionin e EULEX-it.Shefi i Misionit Europian për Sundim të Ligjit (EULEX), Bernd Borchardt, në fund të muajit shtator do të largohet nga kreu i këtij misioni, njoftojnë burime brenda EULEX-it. Borchardt ishte zgjedhur në këtë post në vitin 2012, duke zëvendësuar ambasadorin britanik, Andy Sparks i cili ishte ushtrues detyre i shefit të EULEX-it, kanë bërë të ditur mediat në Kosovë.

Borchardt nuk do të largohet nga udhëheqja e Misionit të BE-së në Kosovë pasi që atij tashmë i është zgjatur qëndrimi edhe për një vit në Kosovë ku do të udhëheqë procesin e transferimit të kompetencave tek organet vendore si dhe do mbikëqyrë formimin e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat