Gjini: Edhe disa ditë do të ketë qeveri pa PDK-në

Kosova

Gjini: Edhe disa ditë do të ketë qeveri pa PDK-në

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 22:25

Ardian Gjini, nënkryetar i AAK’së ka thënë se kur PDK është në pushtet, qeveria bën edhe me 55 vota.
Por kur vjen puna të jenë në opozitë, sipas tij, duhet të jenë së paku 80 vota.

Por Gjini, ka shkruar në Facebook, se PDK, megjithatë do të jetë opozitë e fortë dhe konstruktive.

“Sipas PDK, kur ata janë në pushtet bën qeveria edhe me 55 vota. Kur vjen puna të jenë në opozitë, sipas tyre, 'republika' duhet ta ketë një qeveri me së paku 80 deputetë
Epo, edhe disa ditë, do të ketë qeveri pa PDK, do të jetë shumë stabile, ju do të jeni në opozitë dhe sipas të gjitha gjasave do të jeni opozitë konstruktive!! Ashtu siq keni provuar ti mësoni tjerët”, shkruan Gjini në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat