Shqiptarët gjakmarrjen e ndaluan me Rugovën e Anton Çettën, ta ndalim edhe tani!

Kosova

Shqiptarët gjakmarrjen e ndaluan me Rugovën e Anton Çettën, ta ndalim edhe tani!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 1 gusht 2014 Në ora: 17:10

Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, dyshohet për hakmarrje

Lulz Allaki, i dyshuari për vrasje, ende nuk është dorëzuar në polici. Sipas familjarëve, ai është i plagosur, dhe ishte në vetëmbrojtje.

Një prej plagëve më të thella për shqiptarët e cilësuar për shumë dekada nga intelektualët shqiptarët dhe patriotët e kombit, duket se ka rifilluar të gjallojë. Për shumë kohë është thënë se ajo ishte një produkt, i nxitjeve nga armiqtë tanë!
Por, ishte një kohë, kur jo vetëm pushoi gjakmarrja, por u arrit edhe pajtimi i madh kombëtar. Nisma u hodh nga Anton Çetta, u mbështet fuqishëm nga presidenti Rugova, dhe jo pak gjaqe, madje më të rëndat faleshin në emrin e tij! Ishte koha e artë e bashkimit dhe solidarizimit ndërshqiptarë në vitet e ’90-ta.

Vetëmbrojtje?!

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të premtën në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës. Këtë ngjarje të rëndë e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat