Një grua i bërtet Fuad Ramiqit: Ju po e nxisni rininë të shkojë të luftojë në Siri

Kosova

Një grua i bërtet Fuad Ramiqit: Ju po e nxisni rininë të shkojë të luftojë në Siri

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 15:31

E protesta e Lëvizja Islamike “Bashkohu”-LISBA, që drejtohet nga Fuad Rammiqi nuk ka shkuar mirë. Kundër kësaj proteste ka dalë edhe Remzie Sefa, e cila ka akuzuar drejtuesit e LISBA-së se po i shtynë kosovaret të shkojnë në luftë.

Ajo ka thënë se ka marrë edhe një sms ditë më parë së vëllai i është vrarë në Siri. Sipas saj ky fakt nuk qëndron edhe pse nuk e di saktë fatin e vëllait.

"Nuk e di as vet ku është vëllai im. Vetëm një sms ka ardhur se kinse ai është vrarë në Siri. Ne nuk kemi asnjë fakt për këtë.

"Unë tani e dy ditë kam ardhur nga Suedia në Kosovë dhe kam filluar të kërkoj fakte për fatin e vëllait. As mesazhin s’po dihet kush e ka dërguar. Ne kemi dëgjuar se të gjithë ata njerëz janë zhdukur dhe s’ka asnjë gjurmë për ta".

Ajo ka thënë se këta që po organizojnë këso protesta e dinë më së miri pse i bëjnë dhe çfarë qëllime kanë.

“ Nuk kam pasë asnjë kontakt me vëllain. Por nuk besoj që vëllain e kam të vdekur. Unë për vëlla jam në gjendje të bëjë çmos, dhe për këtë kam ardhur në Kosovë”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat