EULEX për ditë i shpjegon Beogradit se nuk ka listë të fshehtë për arrestimin e serbëve

Kosova

EULEX për ditë i shpjegon Beogradit se nuk ka listë të fshehtë për arrestimin e serbëve

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 13:13

Kryeprokuroja e EULEX’it Jaroslava Novotna ka deklaruar se EULEX’i nuk nuk lista të fshehta për arrestimin e serbëve, por sipas ky mision është duke kryer hetime që përfshijnë pjesëtarë të të gjitha nacionaliteteve.

Novotna ka thënë se spekulimet për lista të fshehta janë të pabaza.

Ligji nuk parasheh ekzistimin e aktakuzave të fshehta dhe të vulosura. Natyrisht ka hetime që janë duke u zhvilluar dhe që përfshijnë pjesëtarë të gjithë nacionaliteteve.

Disa politikanë serbë të veriut kanë thënë se EULEX’i ka lista të fshehta për arrestime me të cilat synohet spastrimi etnik i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat