Koci: Zonja Del Ponte, dështimin profesional e ka kthyer në luftë personale!

Kosova

Koci: Zonja Del Ponte, dështimin profesional e ka kthyer në luftë personale!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 1 gusht 2014 Në ora: 10:41

Koci për gazetën “Bota sot” thotë se, është dëshmia më e mirë se Carla Del Ponte është e njëanshme pas insistimit të saj që të kyçet në proceset gjyqësore kundër krimeve të supozuara të shqiptarëve.

Sipas Kocit, Del Ponte, e ka akuzuar edhe Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj pa bazë ligjore, ku ata janë liruar dy herë nga këto aktakuza.”

“Insistimi i zonjës Carla Del Ponte, që me çdo kusht të deklarohet apo të kyçet në procese gjyqësore, kundër krimeve të supozuara të shqiptarëve, është dëshmi më e mirë që ajo është e njëanshme. Carla Del Ponte vazhdon me deklarime politike dhe skajshmërisht joprofesionale. E ka akuzuar z. Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, pa bazë ligjore. Për këtë arsye janë liruar të njëjtit, madje dy herë. Znj. Del Ponte, dështimin profesional e ka kthyer ne lufte personale. Prandaj, deklarimet e saja nuk kanë ndonjë relevancë në miljeun profesional të juristeve”, thotë avokati Arianit Koci.

“Sidomos tani që unë jam në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Sirinë. Gjithmonë kam menduar se viktimat kanë nevojë për drejtësi. “Nëse tashmë është përfunduar puna në mbledhjen e provave, atëherë kemi të bëjmë me krim kundër njerëzimit”, ka thënë Carla Del Ponte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat