Ja rezultatet e testit me shkrim për zyrtar policor

Kosova

Ja rezultatet e testit me shkrim për zyrtar policor

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 08:58

Policia e Kosovës shpall listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtare policor të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim me datë 19, 20 dhe 21 Korrik 2014.

Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70 % e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathtësive fizike. Testimi i shkathtësive fizike fillon të mbahet nga data 11 Gusht 2014 deri me 15 Gusht 2014.

Për kohën, datën dhe vendin se ku do të mbahet testi i shkathtësive fizike janë të shënuara në fillim të listës së kandidateve që kanë kaluar. Për më shumë rreth testimit të shkathtësive fizike i referoheni udhëzimit i cili është i publikuar në rubrikën ‘Mundësi punësimi’.

Mirëpo aktualisht webfaqja e Policisë së Kosovës (www.kosovopolice.com) mbetet jashtë funksionit.

VËMENDJE: Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen. Ankesa duhet ti adresohet komisionit përzgjedhës, jo më larg se pesë (5) ditë nga data e publikimit të rezultateve.

Në linkun më poshtë mund të gjeni listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor. /http://www.mediafire.com/view/2faic5ccp594njc/LIsta_me_rezultatet.pdf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat