Lavdrim Muhaxheri: Do të luftojë edhe për Mitrovicën

Kosova

Lavdrim Muhaxheri: Do të luftojë edhe për Mitrovicën

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 08:16

Lavdrim Muhaxheri, thotë se do të luftojë edhe për Mitrovicën. E madje thekson se edhe për atë vend do të derdh gjak pa fund.

“ Do të vijë edhe në Mitrovicë, mos harro, edhe për atë vend do të derdhi gjak pa fund, edhe nëse nuk më don njerëzimi e kom zotin, po zemëra ka thon se ka me ardh një ditë që do vi edhe në Mitrovicë”, ka shkruar Lavdrim Muhaxheri, djal nga Kaçaniku, i cili ka zgjuar vëmendjen në opinionin e gjerë, me veprimet e tij.

Ai ndonëse e ka gjetur mënyrë e tij se si të luftojë, e që e cilëson si të drejtë dhe rrugë të Allahut, shpesh di që edhe të arsyetohet.

“Zoti osht i madh dhe i besoj shumë po njerëzit këtu në Siri jon shum shum te rrezikushum un skisha qka te boj zgjedhje tjeter veq se te boja at sen puna ka ardh ashtu”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat