Kur djali i Naim Tërnaves, bënte thirrje që Lavdrimit t’i shtoheshin shokët

Kosova

Kur djali i Naim Tërnaves, bënte thirrje që Lavdrimit t’i shtoheshin shokët

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 22:44

Haris Tërnava, djali i myftiut të Kosovës Naim Tërnava, vitin e kaluar u kishte bërë thirrje shqiptarëve që të shkojnë në Siri për të luftuar.

Ai, në rrjetin social “Facebook” kishte shkruar se, çdo ditë e më shumë po i shtohet vullneti për t’iu bashkangjitur bashkatdhetarëve të tij në luftimet e Sirisë.

Ai, po ashtu shkruan se, është i gatshëm që për hir të Allahut edhe të vdes.
“Çdo ditë e më shumë po më shtohet vullneti me shku në Shaaaamm për hir të Allahut. A jeni edhe ju me mu vllazni të vdesim për Allahun”, shkruante Harisi në “Facebook”.

E një thirrje e tillë, sidomos dy ditëve të fundit, po kundërshtohet nga të gjithë hoxhallarët, përfshirë këtu edhe institucionin që udhëhiqet nga babai i Harisit, Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shkruarja e shqiptarëve në Siri ka rezultuar me rreshtim në formacionin terrorist ISIS (shtetit i Irakut dhe Shami – Siria).

Grupi i xhihadistëve shqiptarë që luftojnë në Siri, udhëhiqen nga Lavdrim Muhaxheri, i cili u bë personi më i urryer brenda ditës, pasi që publikoi një fotografi në Facebook duke ia prerë kokë një të riut.
Ndryshe, deri më tani mbi 10 shqiptarë kanë humbur jetën në Siri dhe Irak.
Shqiptarët e vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat