"Islami radikal në Kosovë është agjendë e Beogradit, që ka për qëllim ta fundos pavarësinë e fituar me gjak"

Kosova

"Islami radikal në Kosovë është agjendë e Beogradit, që ka për qëllim ta fundos pavarësinë e fituar me gjak"

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 31 korrik 2014 Në ora: 20:20

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, thotë se agjenda e islamit radikal në Kosovë është e Beogradit, që ka për qëllim ta destabilizoj Kosovën dhe që ta armiqësoj me perëndimin.

Alma Lama për gazetën “Bota sot” thotë se, kjo agjendë e Beogradit ka për qëllim edhe fundosjen e pavarësisë së Kosovës e fituar me gjak, që fajtor numër një sipas saj, është politika dhe organet e sigurisë.

“Perditë e më shumë po zbardhet se agjende e kujt është islami radikal në Kosovë. Kjo është agjendë e Beogradit për ta destabilizusr Kosoven, për ta armiqësuar me perëndimin dhe për ta fundosur pavarësinë e fituar me gjak. Fatkeqësisht ne po biem në këtë kurthë dhe politika është fajtorja numër një. Edhe organet e sigurisë kanë dështuar. Ata po mbyllin sytë përballë ideologjisë së urrejtjes dhe trushperlarjez që po bëjnë imamet radikale”, thotë Alma Lama.

Ndërsa analisti politik, Bleron Baraliu, thotë për gazetën “Bota sot” se, duke qenë se nuk kemi ndonjë informatë specifike rreth trajnimit dhe nxitjes së neo-islamisteve radikal të Kosovës nga shërbimi sekret serb e të tjerë, është e vështire të pohojmë një gjë të tillë. Por disa fakte të njohurë i japin mjaft forcë një argumenti të tillë.

“E para, kur flasim tek prapavija armiqësore serbe në këtë drejtim, një mik im, Dardan Blaku, para ca muajsh pat bërë një hulumtim të thjeshte prej të cilit nxori burimet e ëebfaqeve të esktremisteve pseudo islam të Kosovës. Këto informata i pat publikuar edhe në rrjete sociale, pra është e lehte të rishikohen, dhe aty shifet qartë se shumë nga këto faqe origjinen e tyre e kanë në beograd”, thotë Baraliu.

Ai thekson se, kjo të jep një aresye të fortë dyshimi se Beogradi së paku ka treguar qasje nxitjeje, e së shumti edhe mund të ketë organizuar agjenda specifike në drejtim të radikalizimit ekstrem të nje mase të vogel të besimit islam në Kosovë që kanë mungesë të thellë të vetedijes kombëtare e fetare.

“Pra, Beogradi si duket ka synuar së paku ti jap gas makines së ekstremizmit religjioz tek një mase naive që nuk ka arritur ta kuptojë drejtë Myslimanizmin si religjion paqësor, e aq më pak natyrën e praktikimit bashkëkohor te Myslimanizmit tek shqiptaret”, thotë ai.

Baraliu thekson se, sa i përket agjendave tjera të huaja, dy gjëra mund ti kemi parasysh në favor të gjeneralizimit të mundshem se fryma ekstremiste po financohet nga akterë keqdashës, kryesisht të organizatave ekstremiste apo terroriste që ose operojnë brenda disa vendeve ku lulezojne dukurite ekstremiste, si në një pjese të madhe të Lindjës së Mesme, ose nganjëherë edhe janë pjesë e vet aparatures së shteteve që propagojnë ekstremizem.

“Së pari, duhet patur parasysh se krejt kjo më së lehti ndodh në rastin kur shteti i Kosovës është tejet i dobët, për mos të thënë nuk egziston fare, sidomos nëse flasim relativisht mbi këtë temë, dhe i hap dyertë një mundësie të tillë të bastardizimit të lirisë së shprehjes dhe demokracisë si koncept shoqëror. Jo vetëm që shteti kosovar nuk ka ngre mekanizma për të luftuar këto dukuri famëkeqe, të cilat populli ynë në anën tjetër gjithmonë i ka luftuar dhe vazhdon ti luftojë në menyrë jashtezakonisht efektive, duke u njohur kështu si popull i tolerances shembullore religjioze, por në të kundërten, këto dukuri famëkeqe dhe mekanizmat propagandues në favor të ekstremizimit religjioz të shoqerisë sonë kanë dëpërtuar thellë brenda vet organeve qeverisëse, duke rrezikuar në raste specifike edhe vet natyrën laike të shtetit”, thotë Baraliu.

Ai thekson se, fakti tjetër që të shtyn të besosh në aktivizmin agresiv dhe me synime specifike në drejtim të ekstremizimit teë shoqërisë sonë nga qarqe anti shqiptare e radikale fashiste në koncept, është vet sasia marramendëse e investimeve që hyjnë në Kosovë, si në drejtim të masovizimit të shtuar dhe të ri të objekteve bastarde Islame, pra dukshmërisht të ndryshme nga xhamitë tradicionale shqiptare, poashtu në drejtim të tru shperlarjes së individeve të caktuar me nevoja kritike financiare për egzistencë.

“Në pikën e fundit duhet vërejtur dy aspekte, atë të rekrutimit të njerëzve ekonomikisht të mjerë dhe kryesisht të pashkolluar/pa edukuar, të cilet janë një cak i lehtë dhe krijojnë numër apo masë kritike për ndërtim të rrjetit radikal neofashist islam, dhe në anën tjetër rekrutimin apo tentim tru shperlarjen e studenteve me kapacitete intelektuale por halle financiare dhe mungesa e vartesi tjera psikologjike e filozofike - të cilët do të krijonin / po krijojnë një barrierë të fortë argumentative anti intelektuale, me konstruktivizim elegant filozofik të teorive përndryshe boshe dhe pa asnjë vlerë për shoqërinë e mençur shqiptare”, vlerëson ai.

Sipas tij, duhet pasur parasysh se ky është një plan i devijuar me mjaft mjeshtri, dhe niveli i fanaticizmit më të cilin po ndërtohet agjenda e qarqeve anti shqiptare për të dëmtuar / goditur llojin e Myslimanizmit shqiptar në favor të një islamizmi neo fashist, është një dukuri që duhet patur parasysh me vëmendje të lartë, pa i nënçmuar kapacitetet destruktive të tij.

“Për tu zgjatur edhe ca, dogma më e fortë propagandistike e kësaj agjende është se gjoja se egziston vetem një lloj Islami dhe nuk mund të ketë ngjyra të ndryshme të tij, por ne dhe populli tashmë e dijmë mirë se, varësisht prej interpretimeve të religjioneve dhe teksteve Abrahamike, kemi jo vetëm llojë të ndryshme të praktikimit të secilit nga religjionet moniste në botë, sidomos atij Islam, por madje kemi praktikime diametralisht të kunderta me njëri tjetrin: njëri paqësor dhe shembullor, siq është praktikimi tolerant dhe bashkëkohor i Islamit në Kosovë, dhe tjetri esktrem dhe fashist, siq është interpretimi i bastardizuar i Islamit nga grupe terroriste si ISIS dhe Al Kaida, të cilët në më shume se 95% të rasteve vrasin po ata "vëllezër" të tyre Mysliman, në favor të të cilëve pretendojnë të jenë duke udhehëqur xhihadin”, thekson Baraliu.

Balarilu pohon se, hipokrizia e lartë e dogmes esktremiste në Kosovë është aresyeja më e fortë pse egziston një nevojë e ngritur për vetëdijesim të masave islame bashkëkohore dhe parandalim të ekstremizimit të mases së brishtë dhe me halle, për të ruajtur praktikimin e lakmueshem të deritanishëm të Islamit shembulltor shqiptar.

“Pra, kur në një shoqëri tolerante dhe moderne si rrallë ndonjë tjetër në botë, siq është ajo shqiptare në aspekt të bashkëjetesës përtej ndasive ideologjike e fetare, rrezikohet nga demagogji fashiste, të sponzorizuara nga armiq kryesor, siq është Serbia, dhe fashist terrorizues, siq jane organizatat ekstremiste të neofashizmit islamist në Irak, Siri etj., shoqëria duhet të mobilizohet me gadishmërinë e sakrificës për të mbrojtur vlerat dhe traditat e veta njësoj sikur do të mobilizohej për një luftë frontale me armiq okupus - pra lufta kundër Serbisë në rrafshin e nxitjës dhe infiltrimit esktremist religjioz nuk është shumë e ndryshme nga ajo që bëri UÇK-ja dhe populli në supet e saj”, thotë Bleron Baraliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat