Kelmendi: Kosovës ia ka nxirë imazhin Hashim Thaçi me njerëzit e tij të UÇK-së

Kosova

Kelmendi: Kosovës ia ka nxirë imazhin Hashim Thaçi me njerëzit e tij të UÇK-së

Nga: Hava Orana Më: 31 korrik 2014 Në ora: 17:08

Gjykata Speciale do të hetojë e do të zbardhë edhe vrasjet me motive politike që asnjëherë nuk u zbuluan në Kosovë, ndonëse në numër të shumtë. Këtë e ka deklaruar prokurori ndërkombëtar Clint Ëilliamson në raportin e tij të bazuar në një hetimi prej më shumë se dy viteve.

Ëilliamson thotë se ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktakuza ndaj udhëheqësve më të lartë të UÇK-së dhe arsyeton nevojën që procedurat gjyqësore kundër tyre të zhvillohen jashtë territorit të Kosovës. Ai në një intervistë për media thotë se, sikur të ishte në funksion Gjykata Speciale, ai që tani do të ishte në gjendje të ngrit edhe formalisht aktakuzën e tillë.

“Është paksa e vështirë të spekulohet rreth kësaj por mendoj se, sikur të kishte një gjykatë të krijuar ne do të ishim që në këtë moment në gjendje të ngrehim aktakuzat“, ka thënë ai.

Individët me përgjegjësi të lartë

Ndonëse heziton të përmend emrat e atyre që pritet të akuzohen, ai thotë se Task Forca Speciale i di ata emra.

“Ne e dimë se kush janë ata persona për të cilët ne mendojmë se janë përgjegjës për këto krime dhe hetimet do të vazhdojnë dhe do të jenë të fokusuara mbi ta. Varësisht se si do të shkojnë hetimet në muajt e ardhshëm, individë tjerë do të mund të përfshihen në atë listë“, thotë Ëilliamson në këtë intervistë, duke përsëritur se nuk do të akuzohet UÇK-ja, por individët me përgjegjësi të lartë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat