Ekstremistët islamik si Muhaxheri, produkt të shërbimit sekret serb dhe antishqiptar!

Kosova

Ekstremistët islamik si Muhaxheri, produkt të shërbimit sekret serb dhe antishqiptar!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 31 korrik 2014 Në ora: 17:00

Ekstremistët shqiptar, e në veçanti ata nga Kosova, si Lavdrim Muhaxheri e shumë të tjerë, që tashmë janë pjesë e grupit paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri dhe Irak, po tmerrojnë opinionin e gjerë publik më veprimet e tyre barbare. Lavdrim Muhaxheri, së fundmi ka publikuar një foto ku shihet duke prerë koka të njerëzve.

Por, këta ekstremist shqiptar në Kosovë, a janë të stërvitur apo krijuar nga shërbimet sekrete serbe, dhe a kanë “gisht” në këtë punë edhe shërbimet e huaja?

Rreth kësaj çështje, për gazetën “Bota sot” bashkëbiseduesit kanë thënë se kjo situatë e krijuar shkon në favor të Serbisë dhe sipas tyre, natyrisht që edhe shërbimet e huaja kanë “gisht” në këtë punë, por edhe SHIK-u.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, thekson se, a janë të stërvitur nga serbët, mund të supozojmë ose spekulojmë, por ajo që ata bëjnë shkon në favor të propagandës serbe që ka filluar në vitin 1990, kur termin separatist, irredentist dhe kundërrevolucionar e zëvendësuan me termin "terrorist e fundamentalist" për të ndikuar në krijimin e imazhit të keq të Kosovës dhe shqiptarëve.

Kurse, ish deputeti i Republikës së Kosovës, Gani Geci, thotë për gazetën “Bota sot” se, edhe nëse nuk janë të stërvitur nga shteti serb, kjo tash s’ka rendësi.

“Ekstremistet mysliman shqiptar nëse mund t’i quajmë kështu po e bëjnë punën që i shkon përshtati drejt Serbisë dhe armiqve të popullit shqiptar. Ato foto dhe ato video të publikuar nuk i bëjnë njerëzit normal në rruzullin Tokësor, për çfarë Zoti po e përmendin ata kur po vrasin njerëz, po Zoti i ati të vrarit cili a?”, thotë Geci

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat