​Ministri Jevetic reagon për vjedhjen e një lope

Kosova

​Ministri Jevetic reagon për vjedhjen e një lope

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 15:06

Ministria për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, DaliborJevetic nëpërmjet një komunikate ka dënuar ashpër aktin e mbrëmshëm, në të cilin persona tëpanjohur ia kanë vjedhur lopën të kthyerit Bogicevic- Ranko nga fshati Drenovc i komunës së Klinës.
"Këto lloje të ngjarjeve të cilat iu përsëriten disa herë të të kthyerve, ngadalsojn tashmë jo të shpejtë në masë të mjaftueshme procesin e kthimit. Nëse me këto gjëra, frikësimi i të kthyerve dhe sulmet ndaj pronave të tyre vazhdojnë, dhe nësë akterët në asnjë rast nuk gjenden dhe të dënohen në mënyrë të duhur, unë si Ministër për Komunitete dhe Kthim për ata do të duhet të kërkoj një tjetër lloj të mbrojtjes. Policia e Kosovës dhe faktorët e tjerë të cilët mirren me sigurinë në Kosovë duhet urgjentisht të reagojnë ashtu që njerëzit nga komunitetet pakicë që janë kthyer, dhe ata që tentojn të kthehen dhe ata që tashmë jetojnë në Kosovë, të marrin një mesazh të qartë qe edhe dikush tjetër përveç ministrisë të cilën e udhëheqi une kujdeset për ta", tha Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat