Kaos në Gjilan, uji merr gjithçka (Foto)

Kosova

Kaos në Gjilan, uji merr gjithçka (Foto)

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 13:50

Gjilan – Tashmë qyteti i Gjilanit është bllokuar dhe ndodhet në kaos të plotë. Uji i rrëmbyeshëm që po bije për tri orë rresht ka bllokuar çdo lagje e pjesë të qytetit. Kryetari Haziri në një njoftim në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të lajmërohen në numrat e emergjencave dhe menjëherë shtabet emergjente do të intervenojnë. (Numrat të cilët mund të telefononi pa pagesë janë: 193, 112, 194 dhe 192).
Qyteti i Gjilanit tashmë ndodhet në kaos total. Kudo dhe në çdo pjesë uji i rrëmbyeshëm ka goditur lagje e qendrën e qytetit. Lagja e tetë është goditur sikur një tornado amerikane, raporton rajonipress.

Qytetarët kush më pak e kush më shumë po ndihmojnë njëri tjetrin për të shpëtuar nga më e keqja. Shumë rrugë janë të bllokuara dhe të izoluara. Kanalizimet kanë vërshuar qendrën e qytetit.

Ende nuk ka asnjë raport zyrtar për dëmet. Shiu ende po bije edhe në këto momente.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat