PDK-ja të tërheqë kërkesën nga Kushtetuesja

Kosova

PDK-ja të tërheqë kërkesën nga Kushtetuesja

Nga: M.Lakna Më: 31 korrik 2014 Në ora: 11:56

Derisa çështja e formimit të institucioneve të reja po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetues ata që e pësojnë më së shumti janë qytetarët.

Dy krahët politik, PDK-ja në njërën anë dhe koalicioni LDK-AAK-Nisma në anën tjetër, assesi nuk po lëshojnë pe ndaj njëra tjetrës, me pretendimin se të dyja kanë të drejtë në krijimin e institucioneve.
Për analistin Nehat Hyseni, do të gjëja më normale që do të duhej të ndodhte në rrethanat aktuale, është pranimi i prosedimit të mbledhjes konstituive të Kuvendit të 17 korrikut.

“ Në rrethana normale, kur subjektet politike bazohen në realitet dhe pranojnë me sy çelë se shpresat e tyre se mund të fitojnë nga një proces gjyqësor pranë Gjykatës Kushtetuese dhe do të shpallen fitues të zgjedhjeve, siç është rasti i PDK-së, janë plotësisht të pamundura. E vetmja gjë racionale që do duhej bërë, është pranimi i gjendjes së këtillë dhe tërheqja e kërkesës së tyre nga Gjykata Kushtetuese për kthimin në gjendjen "zero" të seancës së Kuvendit të Kosovës, duke e pranuar procedimin e mbledhjes së 17 korrikut 2014 dhe vazhdimin e formimit të institucioneve të Kosovës”,vlerëson Hyseni.

Sipas tij, nëse PDK-ja do të vepronte në këtë mënyrë nuk do të nuk do të humbte asgjë, meqë edhe ashtu nuk ka gjasa në asnjë variant të mundshëm ligjor e kushtetues që të del fituese, me mundësi të krijimit të mazhorancës prej 61 deputetëve.

“Por, në atë mënyrë PDK do ta zhbllokonte procesin e krijimit dhe ndërtimit të institucioneve të reja, duke na kursyer për mos humbje kohë në proceset e kota gjyqësore, të cilët mund ta zhagmisin procesin, por kurrsesi nuk munden ta shpallin fituese pakicën prej 37 deputetëve, qê nuk e përbëjnë as 1/3 nga 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës”,thekson Hyseni.

Analisti Nehat Hyseni thotë se PDK-ja duhet ta tërheqë kërkesën e saj në kushtetuese, në mënyrë që të ruaj autoritetin dhe besimin tek elektorati i saj.

“Prandaj, apelojmë tek PDK që ta tërheq kërkesën e vet pranë Gjykatës Kushtetuese, sepse në atë mënyrë do ta ruante autoritetin dhe besimin e vet tek elektorati i Kosovës, se nuk është e interesuar që verbërisht t'i mbrojë vetëm interesat personale e grupore-partiake, duke i dëmtuar proceset demokratike dhe formimin e institucioneve të reja, të dalura nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit 2014 në Republikën e Kosovës”,përfundon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat