Arsyetohet Muhaxheri: Ju nuk e dini çka ka ndodhë, zoti ju mallkoftë

Kosova

Arsyetohet Muhaxheri: Ju nuk e dini çka ka ndodhë, zoti ju mallkoftë

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 08:10

Lavdrim Muhaxheri, i cili tashmë është pjesë e grupit paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, e që tmerroi opinionin e gjerë publik me veprimet e tij barbare, me prerjen e kokave të njerëzve, së fundmi po gjen kohë që të arsyetohet tek komentuesit e faqës së tij në Facebook.

E përderisa ofendimet kundrejt tij kanë qenë të pafundme, ai u ka shkruar atyre në Facebook “mos fol keshtu oj flliqsir po mas pari ju se dini ngjarjen se qka ka n'dodh e tani ktu boni fjal palidhje zoti ju mallkoftë”.

E të gjitha këto kanë ardhur menjëherë pasi ai ka postuar fotografi në të cilën shihen njerëz të vrarë, të mbuluar nga gjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat