Kursani: Disa nga udhëheqësit e UÇK-së pos për krime, duhet të gjykohen edhe për pasurinë e krijuar!

Kosova

Kursani: Disa nga udhëheqësit e UÇK-së pos për krime, duhet të gjykohen edhe për pasurinë e krijuar!

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 00:04

Analisti politik, Shpend Kursani në emisionin “Interaktiv” duke folur për raportin e prokurorit Ëilliamson ka thënë se duhet të pastrohet UCK-ja nga ata persona që e kanë përdorur emrin e UCK-së. Sipas tij, duhet të dihen kush janë urdhërdhënësit.
Kursani ka thënë se nuk pret që nuk do të ketë destabilitet si pasojë e Gjykatës Speciale. “Situata mund të stabilizohet nëse këta njerëz ndaj të cilëve u ngritet aktakuza, bëjnë organizime të atilla që ta destabilizojnë situatën”, ka thënë ai.
Sipas Kursanit, UCK është keqpërdorur pas luftës në mënyrë që të rritet prona e tyre private, pra e atyre që sot i kemi në pushtet.
Madje, Kursani ka shkuar aq larg, sa që edhe nëse dënohen për krime lufte, nuk duhet të lihen prapë rehat, për faktin se duhet të gjykohen edhe për pasurinë që e kanë fituar duke keqpërdorur UCK-në. “Ata nuk duhet të lihen rehat. Duhet të gjykohen edhe për pasurinë e krijuar”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat