​KK i Gjakovës shkarkon bordet e dy ndërmarrjeve publike

Kosova

​KK i Gjakovës shkarkon bordet e dy ndërmarrjeve publike

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 23:34

Kuvendi Komunal i Gjakovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve në dy ndërmarrje Publike “Çabratit” dhe “Ngrohtores së Qytetit”.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, vendimi për shkarkimin e këtyre bordeve ka arsyetuar me gjetjet e shumta të parregullsive nga raporti i auditorit.
Kusari-Lila, dhe kryesuesi i Asamblesë Komunale Luan Gola, në një konferencë për media, kanë prezantuar shumë gjetje të larta si dhe shkelje sistematike në menaxhimin e parasë publike të qeverisë së shkuar komunale e që janë numëruar në raportin e auditimit të vitit 2013.
“Duhet të tejkalohet kjo gjendje duke zbatuar rekomandimet e dalura deri tek ndërrimi i mendësisë për menaxhim”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila, duke shtuar se menjëherë të veproi Komisioni për Aksione që do të të nis me procedurat për shpallje të konkursit për krijimin e bordeve të reja.
Kryesuesi Asamblesë Komunale Luan Gola, ka thënë se Asambleja Komunale ka marrë disa vendime që premtojnë për një punë të mbarë të komunës. Përherë të parë po bëhët regjistrimi i pronës komunale, pas 15 viteve.
“Gjatë 8 seancave të AK dhe punës gjashtëmujore në këtë qeverisje ka ekzistuar një frymë bashkëpunimi që premton edhe për të ardhmen”, ka thënë Gola, duke shtuar se sfidë mbetet përmirësimi i gjendjes tejet të renduar financiarë e komunës që la pas qeveria e shkuar komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat