Shpërthen Alma Lama: Ju që sot po distancoheni nga Lavdrim Muhaxheri, jeni po kaq maskarenj

Kosova

Shpërthen Alma Lama: Ju që sot po distancoheni nga Lavdrim Muhaxheri, jeni po kaq maskarenj

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 22:23

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka reaguar ashpër ndaj disa reagimeve e distancimeve ndaj veprimit të Lavdrim Muhaxherit, i cili ia preu qafën një të ri. Lama ka thënë këta që sot po distancohen nga një veprim i tillë, deri dje kanë qenë mbështetës dhe nxitës. Madje, ajo ka shkuar aq larg, sa që ka thënë po këta që kanë reaguar janë po kaq fajtor dhe po kaq maskarenj.
“Po turren me u distancu prej veprimit monstruoz te L. Muhaxherrit disa qe deri sot ose kane heshtur ne lidhje me ekstremizmin islamik ne Kosove, ose jane mbrojtesit dhe nxitesit e tij. Ju qe e beni kete jeni po kaq fajtore dhe po kaq maskarenj. I ftoj mediat te mos ju japin hapesire per te lare gojen ketyre hipokriteve”, ka shkruar Alma Lama në Facebook.
Gjatë ditës ka pasur reagime të shumta, si nga politikanët e partive të ndryshme, ashtu edhe nga imamë të ndryshëm për veprimin e Lavdrim Muhaxherit.
Edhe imami i cilesuar si kontrovers, Shefqet Krasniqi ka reaguar për veprimin e Lavdrim Muhaxherit. Ndryshe, Krasniqi në raportin e SHBA-së për tolerancën fetare është vlerësuar si njeri “ka akuzuar komunitetin katolik për urrejtje ndaj myslimanëve, ka përshkruar gratë me gjuhë denigruese derisa votimin për disa parti politike e ka quajtur “mëkat” në ligjëratat e tij të transmetuara gjerësitë me anë të internetit dhe paraqitjeve mediave”.
Gjatë ditës ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Gëzim Kelmendi, i cili ka thënë se veprimi i Muhaxherit, e dëmton Islamin dhe vetë Kosovën e Shqipërinë.
Ndërkaq, deri më tani ende nuk ka reaguar kreu i BIK-ut, Naim Tërnava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat