​Thaçi injoron raportin e Williamsonit, merret me patatet e Pestoves

Kosova

​Thaçi injoron raportin e Williamsonit, merret me patatet e Pestoves

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 22:04

Derisa mediat kryesore ndërkombëtare po merren me raportin e publikuar dje në Bruksel nga prokurori amerikan Clint Williamson i bazuar në raportin e Këshillit të Evropës të hartuar nga ish senatori zviceran Dick Marty, në të cilin përfolët edhe kryeministri në detyrë i Kosovës Hashim Thaçi, duke krijuar një imazh jo të mirë për Kosovën, ky i fundit si për ironi po merret me patatet e Pestoves.
Thaçi në një postim në Facebook shkruan se si mediat e huaja jo për raportojnë për kompanitë kosovare që po tërheqin investime nga BERZH-i, duke përmendur Kompaninë Pestava.
“Sapo lexova një raport në American Times, për kompanitë kosovare që po tërheqin investime nga Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim. Kompania Pestova ishte një ndër kompanitë kosovare që kanë arritur ta fusin BERZH edhe si aksionarë investitorë. Industria e patateve në Kosovë është duke u rritur. Prodhojmë dyfishin e konsumit prandaj edhe është një produkt eksportues i suksesshëm. Nga ky vit kemi filluar ta subvencionojmë prodhimin mbi 4 hektarë. Duhet sa më shpejtë dhe sa më shumë të vazhdojmë me politika të tilla përkrahëse për bujqësinë, një sektor në rritje e sipër”, shkruan Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat