Shokët e Lavdrim Muhaxherit mbeten në burg (Video)

Kosova

Shokët e Lavdrim Muhaxherit mbeten në burg (Video)

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 21:54

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vazhduar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për terrorizem, Ilir Berisha, Sadet Topojani dhe Burim Ballazhi. Ndërsa, të dyshuarit te katërt, Jetmir Kyqykut, i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak.
TV Rrokum ka mësuar se katër të dyshuarit, shokët e udhëheqësit të shqiptarëve të ISIS-it në Siri, Lavdrim Muhaxheri, të paktën edhe një do të mbahen të mbyllur.
Ndërkohë, derisa masa e paraburgimit dhe arresti shtëpiak ndaj tyre po vazhdon, fotografitë tmerruese, ku rekrutuesi i tyre, kosovari Lavdrim Muhaxheri shihet duke i prerë kokën një të riu në Siri, ka ngjall reagime të ashpra në Kosovë.
Ndërkohë, ditë ma parë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka bërë të ditur se shteti i Kosovës ka bërë gati fletarrestin ndërkombëtar ndaj Muhaxherit.


SHOKËT E LAVDRIM MUHAXHERIT MBETEN NË BURG by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat