Sërish protestojnë qumështarët

Kosova

Sërish protestojnë qumështarët

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 21:40

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i qumështarëve me Ministrinë e Financave dhe përfaqësues të ministrive të sektorit të ekonomisë.
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i qumështarëve me Ministrinë e Financave dhe përfaqësues të ministrive të sektorit të ekonomisë. Pasi nuk u gjet zgjidhja, qumështarët kanë vendosur të protestojnë nesër para Qeverisë. E zyrtarët qeveritarë thanë se nuk mund të marrin vendime kundërligjore që mund t`i prishin marrëveshjet ndërkombëtare dhe të cenojnë tregun e lirë.
Do të protestojnë prapë. Ky është qëndrimi i qumështarëve pas takimit me zyrtarët qeveritar, ku nuk u gjetë zgjidhje për produktet e qumështit dhe stoqet, thotë Ramadan Memaj, kryetar i përpunuesve të qumështit.
“Jo për fat të keq synimi që kemi pasur takim nuk ka qenë ai që e kemi prit, ne e kemi se prit do t''''i adresojnë kerkesat tona,” thotë Ramadan Memaj, kryetar i shoqatës së përpunuesve të qumështit.
“Nesër në oren 12 do të protestojmë, nuk kemi kërkesa tjera”.
“Grumbullimi i qumështit është bllokuar dje dhe janë 200 mijë litra për dy ditë që nuk janë përpunuar. Kjo është një goditje e rëndë për sektorin e qumështit,” shprehet Milazim Berisha, kryetar i prodhuesve të qumështit.
Qumështarët kanë kërkuar nga ministritë që të heqin nga tregu të gjitha produktet e qumështit që kanë origjinë bimore, të merren masa antidumping dhe të mbrohen prodhimet vendore. E zyrtarët qeveritarë thonë se po bëjnë çdo gjë që është e mundur për të siguruar treg të barabartë për prodhuesit vendor.
“Në ju treguam për masat që kemi marrë, por ata kanë disa kërkesa të cilat ne nuk mund të marrim se janë antiligjore”, thotë Lulzim Demolli, këshilltar i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë.
“Ne si ministri e financave, doganat, me ministrin përkatëse, tash e tutje mbetet që qumështarët, dihet se asnjëherë nuk mund të merren gjëra të prera. Ne nuk mund të ndërpresim eksportin e qumështit sepse jemi anëtarë të mekanzimave ndërkombtarë,” shprehet Muharrem Shahini nga Ministria e Financave.
Qumështarët thonë se kanë alarmuar në fillimvit institucionet e vendit për rritjen e prodhimit të qumështit dhe për pabarazinë që ekziston në tregun e vendit. Sektori i qumështit punëson mbi 20mijë punëtorë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat