Ndotja e Batllavës, ndalohen motoskitë

Kosova

Ndotja e Batllavës, ndalohen motoskitë

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 20:45

Lundrimi i moto­skive në liqenin e Batllavës dhe shfrytëzimi i këtij liqeni për zbavitje po e ndot në masë të madhe ujin të cilin e përdorin banorët e rajonit të Prishtinës dhe Podujevës për pije.
Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thonë se ka kohë që e kanë marrë vendimin për ndalimin e moto­skive, heqjen e restoranteve dhe të plazheve, mirëpo sipas tyre, deri më tani qytetarët nuk e kanë respektuar këtë vendim.
Restorantet në liqenin e Batllavës por edhe përfituesit e tjerë që po bëjnë tregti atje, nuk po e respektojnë vendimin e Ministrisë së Ambientit që ndalon lundrimin me motor­barka. Ata që po I gëzohen respektimit të vendimit janë qytetarët që furnizohen me ujin e këtij liqeni.
Pasojat nga lundrimi i motor­barkave në liqenin e Batllavës janë të mëdha, pasi ato lirojnë vajra që janë të rrezikshme për shëndetin e banorëve dhe nuk mund të pastrohen gjatë filtrimit, ­ thotë ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.
"Ne e kemi pas një situata paradoksale ku Bashkimi Evropian ka financuar një projekt për krijimin e disa plazheve në këtë liqen, e cila është kundër ligjit ne i kemi bërë kërkesë BE ­së dhe ata janë shprehur të gatshëm që t'i rrënojnë, një pjesë e tyre do të mbete është fjala për ato që janë më larg, mirëpo ato e ndotin shumë ujin e pishëm të këtij liqeni i cili nuk ësghtë as liqen por rezervar i ujit të pijshëm", thotë Gashi.
Afati kohor për largimin e bizneseve dhe plazheve është muaji gusht, në të kundërtën Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor do t`i rrënojë ato. Liqeni i Batllavës po ndotet edhe nga ujërat e zeza të fshatit Orllan. Deri më tani, disa herë u është tërhequr vërejtja banorëve të kësaj ane se ky veprim është i jashtëligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat